Të shtëna në një shkollë në Tajlandë - të paktën gjashtë të vrarë, eliminohet edhe i dyshuari 14-vjeçar

Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut, Tajlanda sot shpërtheu një sulm me armë zjarri, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia.
Për të shtënat në shkollën "Debsirin Nonthaburi", në provincën Nonthaburi, në veriperëndim të kryeqytetit, dyshohet një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle.
Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u evakuuan duke u larguar nga shkolla.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës së shkollës, raportoi BBC.
Policia dhe mediat lokale besojnë se autori i sulmit ka vdekur, por ende nuk është e qartë nëse ai vrau veten apo u qëllua nga policia.
Shkolla Debsirin është një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Tajlandë. Ajo u themelua në fund të shekullit XIX dhe sot ka degë në mbarë vendin. /Telegrafi/





































