LAJMI I FUNDIT:

Oligarkët rusë po vuajnë pasojat e veprimeve të Putinit në Ukrainë, humbin mbi 80 miliardë dollarë pasuri

Oligarkët rusë po vuajnë pasojat e veprimeve të Putinit në Ukrainë, humbin mbi 80 miliardë dollarë pasuri

Oligarkët kryesorë të Rusisë kanë humbur më shumë se 80 miliardë dollarë pasuri në javët e fundit, pas veprimit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Trazirat ekonomike që ndikuara nga agresioni rus në Ukrainë i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, kanë fshirë rreth një të tretën e pasurisë së 20 miliarderëve më të pasur të vend.


Sipas Bloomberg Billionaires Index, ndikimi i sanksioneve mbi këta oligarkë, së bashku me rënien e rublës dhe ekonomisë ruse, kanë sjellë me shpejtësi fundin e një epoke për një klasë të tërë elitash ruse në mbarë botën.

Dy megajahte tashmë janë sekuestruar – Dilbar i Alisher Usmanov dhe Amore Velo i Igor Sechin.

Ministrat britanik po bëjnë thirrje për sekuestrimin e pronave ruse në vend dhe është krijuar një task forcë e re botërore për të sekuestruar asetet e rusëve të sanksionuar.

Ekspertët rusë thonë se ndikimet financiare sapo kanë filluar.

Italia sekuestron 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze
Lexo po ashtu Italia sekuestron 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze

Miliarderi Usmanov i cili u sanksionua nga Bashkimi Evropoan mund të jetë në listën e ardhshme të SHBA-së. Pasuria e tij ka rënë në 1.7 miliard dollarë nga 19.5 miliardë dollarë që ishte më parë.

Njeriu më i pasur i Rusisë, Vladimir Potanin tashmë i sanksionuar, ka humbur një të katërtën e pasurisë së tij apo deri në 25 miliardë dollarë.

Humbësi më i madh është Genadi Timchenko, i cili kontrollon Volga Group, pasuria e tij u përgjysmua në 11 miliardë dollarë. Leonid Mikhelson, shefi i kompanisë ruse të gazit Novatek humbi 10.5 miliardë dollarë.

Humbësit e tjerë të mëdhenj përfshijnë Alexei Mordashovin, një manjat rus i minierave, i cili u sanksionua nga BE-ja ku pasuria e tij ra në 5.6 miliardë dollarë nga 22 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, të paktën 12 rusë kanë rënë nga lista e miliarderëve në javët e fundit. /Telegrafi/