LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!”

Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!”

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është goditur dhe aty ka zjarr, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Enerhodar.

“Kërcënim për sigurinë botërore!!! Si pasojë e granatimeve të pamëshirshme nga armiku i ndërtesave dhe blloqeve të centralit bërthamor më të madh në Evropë, centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është në flakë!!!”, ka shkruar Orlov në Facebook, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Ndaloni menjëherë bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya”, ka thënë më tej kryebashkiaku.

Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë është në zjarr tani”, ka thënë Volodymyr Zelensky në një video të postuar në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai akuzoi rusët se qëllimisht qëlluan në gjashtë reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike.

Duke kujtuar “katastrofën globale” në Çernobil në vitin 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një “shkrirjeje” në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia
Lexo po ashtu Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, u lut ai.

Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.

“Propaganda ruse ka paralajmëruar në të kaluarën se do të mbulonte botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është vetëm një paralajmërim, por është (një kërcënim) real”. /Telegrafi/