LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik “për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit”.


Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në Parlament nesër, shkruan skynews.

Ndryshimet do të lejojnë Mbretërinë e Bashkuar të zbatojë “sanksione edhe më të forta dhe më të shpejta dhe do të na lejojnë të rreshtohemi më lehtë me aleatët tanë”.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur atë që ajo e quan “paketa më e madhe e sanksioneve në histori” ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Kjo përfshinte një ngrirje të plotë të aseteve dhe ndalim udhëtimi të vendosur kundër oligarkëve Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov, të cilët kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur gjithashtu sanksione kundër Putinit, ministrit të jashtëm, Sergey Lavrov dhe më shumë se 300 individëve në Rusi dhe Bjellorusi. /Telegrafi/