LAJMI I FUNDIT:

Macron e informoi Zelenskyn rreth bisedës telefonike që kishte me Putinin

Macron e informoi Zelenskyn rreth bisedës telefonike që kishte me Putinin
Foto arkiv

Presidenti francez, Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e informoi rreth telefonatës që kishte pas gjatë ditë së sotme me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për telefonatën e sotme me presidentin Putin, ku po synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Pallatit Elysee.


Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës
Lexo po ashtu Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës

Në telefonatën e Zelenskyn, Macron kishte “përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”, raporton cnn.

Sipas Elysee, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron ka premtuar se do t’i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen në këtë fushë”.

Ndryshe, Putin raportohet se i kishte konfirmuar francezit se po lufton kundër nazizmit në shtetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori