LAJMI I FUNDIT:

Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka biseduar sot me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku tema ishte pushtimi rus në Ukrainë dhe mundësia e zgjidhjes së krizës.

Pas një bisede telefonike një orëshe, zyra e presidentit turk tha se Erdogan i kishte thënë Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare, raporton trtworld.


Presidenti turk i bëri thirrje homologut rus që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.

Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Putin i tha Erdoganit kushtet në të cilat ai do ta bënte këtë, “Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe nëse kërkesat e Moskës përmbushen”.

Putin shtoi se operacioni në Ukrainë po ecën sipas planit dhe planit dhe se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive në bisedime dhe të marrin parasysh realitetin në terren.

Kujtojmë se zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se është e rëndësishme që Rusia të ketë një bashkëbisedues të besueshëm me të cilin do të bisedojë, ndërkohë që Perëndimi “dogji urat” me Moskën dhe se Ankaraja nuk do të heqë dorë nga lidhjet me Rusinë apo Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori