LAJMI I FUNDIT:

Pak orë pas sulmit mbi të, forcat ruse kanë marrë centralin bërthamor në Ukrainë

Pak orë pas sulmit mbi të, forcat ruse kanë marrë centralin bërthamor në Ukrainë

Trupat ruse kanë marrë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, citohet të ketë thënë një autoritet lokal në mediat sociale.

Ndryshe, një zjarr shpërtheu në central më herët – më i madhi në Evropë – pas një sulmi me granata nga rusët.

Publikohen pamjet: Momenti kur zjarri shpërtheu në centralin bërthamor më të madh në Evropë, në Ukrainë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet: Momenti kur zjarri shpërtheu në centralin bërthamor më të madh në Evropë, në Ukrainë

Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

Ai akuzoi rusët se qëllimisht qëlluan reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur tanke të pajisur me imazhe termike.

Duke kujtuar “katastrofën globale” në Çernobil në vitin 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një “shkrirjeje” në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.

Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori