LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë cilësohen si krime lufte

Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë cilësohen si krime lufte

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë sot se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin duhet cilësuar si krime lufte.

“Çfarë kemi parë deri më tani nga regjimi i Vladimir Putinit, është se me municionin që e disponon po godet civilët e pafajshëm. Nga këndvështrimi im, i cilësoj plotësisht si krime lufte”, tha Johnson në parlamentin britanik, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu theksoi se Putinit “nuk i kanë dalë mirë llogaritë”, pas përgjigjes së fuqishme nga ana e ushtrisë ukrainase.

“Në sulmin e tij të tmerrshëm mbi një shtet sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin e tyre për ta çliruar botën nga barbarizmi i Putinit”, shtoi Johnson. /Telegrafi/