LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Kremlinit thotë se është ‘i dëshpëruar’ me agresionin ‘e turpshëm’ rus në Ukrainë

Këshilltari i Kremlinit thotë se është ‘i dëshpëruar’ me agresionin ‘e turpshëm’ rus në Ukrainë

Dr Andrey Kortunov, drejtor i përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, ka thënë se ndihet “i dëshpëruar” me agresionin rus në Ukrainë.

Reklama

“Për një kohë të gjatë, mendoja se një operacion ushtarak nuk ishte i realizueshëm, nuk ishte i besueshëm”, tha ai për skynews.

“Unë kisha analizën time kosto-përfitim dhe edhe nëse i lini mënjanë të gjitha konsideratat e tjera, mendova se shkuarja në Ukrainë nuk është në interesin e Rusisë”, shtoi Kortunov.

Ai tha se mendimet e tij ishin injoruar nga Kremlini, i cili vendosi të vazhdojë me pushtimin.

Këshilltari i Kremlinit rreth pushtimit rus në Ukrainë: Jemi befasuar me vendimin e pa justifikueshëm, jam i tronditur
Lexo po ashtu Këshilltari i Kremlinit rreth pushtimit rus në Ukrainë: Jemi befasuar me vendimin e pa justifikueshëm, jam i tronditur

Presidenti rus, Vladimir Putin aktualisht është i rrethuar nga këshilltarë të linjës së ashpër si shefat e ushtrisë, sigurisë dhe shërbimit të spiunazhit, të cilët kanë bërë presion për veprime ushtarake në Ukrainë.

Por Kortunov tha se “Unë mendoj se është shumë e turpshme për të gjithë ne, jo vetëm sepse dolëm të gabuar, por sepse të gjithë rusët do të jenë në një pozitë të vështirë. Shumë prej nesh janë në depresion, unë mendoj se njerëzit në Kremlin duhet të jenë në depresion”.

I pyetur nëse Putin do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore, Kortunov tha se nëse NATO përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, atëherë Rusia “pa dyshim” do ta konsiderojë masën.

Ndryshe, Rusia po vazhdon me agresionin për ditën e gjashtë me radhë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Evropa
Kalo në kategori