LAJMI I FUNDIT:

Qindra vullnetarë suedezë në Ukrainë

Qindra vullnetarë suedezë në Ukrainë

Ukraina po ndërton një brigadë ndërkombëtare të huajsh të gatshëm për të mbrojtur vendin “kundër pushtuesve rusë dhe për të mbrojtur sigurinë globale”, siç thotë agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform.

Kjo e fundit ka hartuar një listë kontrolli me shtatë pika për ata që duan t’i bashkohen brigadës dhe hapi i parë është të kontaktojnë ambasadën e Ukrainës në vendin e origjinës.


Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari dhe hulumtuesi suedez, Anders Ostlund,  i cili aktualisht jeton në kryeqytetin ukrainas Kiev.

“Rreth 400 suedezë deri më tani janë regjistruar si vullnetarë në ushtrinë e Ukrainës. Jo keq për një vend të vogël vetëm pak ditë pasi u bë thirrja për vullnetarë ushtarakë. Legjioni i të huajve në Ukrainë mund të bëhet i fuqishëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë se shteti suedez ka vendosur që edhe me armatim ta ndihmojë Ukrainën, një ditë pasi që autoritetet ruse kishin kërcënuar edhe Suedinë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me agresionin ushtarak duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale në Ukrainë. /Telegrafi/