LAJMI I FUNDIT:

Deputeti më i ri ukrainas: I mbijetuam Stalinit, sigurisht se edhe Putinit

Deputeti më i ri ukrainas: I mbijetuam Stalinit, sigurisht se edhe Putinit

Sviatoslav Yurash, deputeti më i ri në parlamentin e Ukrainës, ka thënë për CNN se ai dhe bashkëkombësit e tij janë të vendosur të vazhdojnë të luftojnë agresionin rus në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që mendoj se do të mbijetojnë çfarëdo që na vjen”, tha ai nga Kievi, transmeton Telegrafi.


Zelensky: 6.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky: 6.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

“Kemi pasur një histori tragjike dhe ishim të pafat. Nëse i kemi mbijetuar Stalinit, sigurisht se do t’i mbijetojmë edhe Putinit”, shtoi Yurash.

Ky deputet ukrainas thotë se lufta në Kiev ua ka ndryshuar jetën banorëve, pasi që janë të bashkuar si kurrë më parë kundër sulmeve ruse. /Telegrafi/