LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nis zyrtarisht hetimet për mizoritë e mundshme ruse në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nis zyrtarisht hetimet për mizoritë e mundshme ruse në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) ka konfirmuar zyrtarisht se ka filluar hetimet mbi krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.

Reklama

Prokurori i ICC, Karim Khan, konfirmoi se tashmë ka filluar punën për mbledhjen e provave në Ukrainë, raporton skynews.

“Këto referime i mundësojnë zyrës sime të vazhdojë me hapjen e një hetimi për situatën në Ukrainë nga 21 nëntori 2013 e tutje, duke përfshirë në këtë fushë çdo pretendim të së kaluarës dhe të tashmes për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid të kryera në çdo pjesë të territorit të Ukraina nga çdo person”, tha ai.

“Në të njëjtën deklaratë, tregova se hetimet aktive nga Zyra ime do të përshpejtoheshin ndjeshëm nëse një Shtet Palë në Statutin e Romës (“Statuti”) do t’ia referonte situatën zyrës sime, siç parashikohet në nenin 14 të Statutit”, pohoi Khan.

Para pak çastesh kam njoftuar Kryesinë e GJNP-së për vendimin tim për të vazhduar menjëherë hetimet aktive për situatën. Puna jonë në mbledhjen e provave tani ka filluar.

Britania e Madhe dhe 37 vende të tjera referuan mizoritë në Ukrainë në Gjykatë, konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson.

Ndryshe, kjo shënoi referimin më të madh në historinë e GJNP-së dhe do të përshpejtojë hetimin e gjykatës për krimet e luftës ruse brenda Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Evropa
Kalo në kategori