LAJMI I FUNDIT:

Finlanda do të dërgojë armë në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë armë në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë 2,500 pushkë automatike, mbi 150 mijë karikatorë për pushkë automatike, predha anti-tank dhe 70 mijë pako me ushqim.

“Situata në Ukrainë është shumë e vështirë sepse sulmet ushtarake ruse po ndodhin dhe ekziston një nevojë e madhe për mbrojtje nga ana e Ukrainës”, thuhet në kumtesën e qeverisë finlandeze, transmeton Telegrafi.

Ky vend njoftoi se do të dërgojë edhe jelek anti-plumb, helmeta dhe pajisje tjera ushtarake në Ukrainë.


Finlanda është një nga vendet e shumta, që po i dërgojnë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus. që sot është futur në ditën e pestë të luftimeve të ashpra. /Telegrafi/