LAJMI I FUNDIT:

Disa gazetarë largohen nga media ruse RT

Disa gazetarë largohen nga media ruse RT

Disa gazetarë thonë se janë larguar nga media ruse RT pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë postimet në Twitter, përmes së cilave ata njoftonin dorëheqjet e tyre duke cituar “ngjarjet e fundit”.

Google bllokon shkarkimet e aplikacionit të medias shtetërore ruse RT në territorin ukrainas
Lexo po ashtu Google bllokon shkarkimet e aplikacionit të medias shtetërore ruse RT në territorin ukrainas


Një lajm i tillë vjen në ditën kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

Ndryshe, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë. /Telegrafi/