LAJMI I FUNDIT:

FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë

FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë

FIFA ka zgjedhur të mos e ndalojë ekipin e futbollit të Rusisë nga garat ndërkombëtare, por organi drejtues i futbollit ka njoftuar një sërë kufizimesh.

Njoftimi vjen pas një sërë deklaratash nga federatat kombëtare të futbollit, me federatën angleze që njoftoi se skuadrat e Anglisë nuk do të luajnë ndeshje kundër Rusisë për një afat të pacaktuar.


Suedia, Polonia dhe Republika Çeke, të cilat mund të përballen me Rusinë për play-off-et kualifikuese të Kupës së Botës, kishin thënë më herët se nuk do të luanin kundër rusëve shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Anglia cakton sanksione të rënda ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Anglia cakton sanksione të rënda ndaj Rusisë

“Asnjë kompeticion ndërkombëtar nuk do të luhet në territorin e Rusisë, ku ndeshjet “shtëpi” luhen në territor neutral dhe pa shikues”, thuhet në deklaratë.

“Shoqata anëtare që përfaqëson Rusinë do të marrë pjesë në çdo garë nën emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë”.

“Së pari dhe më kryesorja, FIFA dëshiron të përsërisë dënimin e saj për përdorimin e forcës nga Rusia në pushtimin e saj në Ukrainë”.

Polonia i quan të papranueshme sanksionet e FIFA-s ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Polonia i quan të papranueshme sanksionet e FIFA-s ndaj Rusisë

“Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe FIFA shpreh solidaritetin e saj më të thellë për të gjithë njerëzit e prekur nga ajo që po ndodh në Ukrainë”.

“FIFA bën thirrje sërish për rivendosjen urgjente të paqes dhe për fillimin e dialogut konstruktiv menjëherë”.

“FIFA mbetet në kontakt të ngushtë me Shoqatën e Futbollit të Ukrainës dhe anëtarët e komunitetit të futbollit ukrainas të cilët kanë kërkuar mbështetje për t’u larguar nga vendi për sa kohë që konflikti aktual vazhdon”, bëhet e ditur nga komunikata e shtëpisë së futbollit botëror.

FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral
Lexo po ashtu FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral

“Ne miratuam njëzëri vendimin që kombëtarja çeke në asnjë rast nuk do të hyjë në garën kundër seleksionimit të Rusisë në raundin kualifikues të Kupës së Botës 2022”, thuhet në deklaratën e Federatës Çeke.

Më herët, të dyja shoqatat polake dhe suedeze kishin lëshuar deklarata të tyre, ndërsa kapiteni i Polonisë, Robert Leëandoëski foli drejtpërdrejt për këtë çështje.

“Është vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon”, kishte thënë sulmuesi.

Veprim për t'u përshëndetur: Polonia rrezikon vendin në Kupën e Botës - por nuk pranon të luajë ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Veprim për t'u përshëndetur: Polonia rrezikon vendin në Kupën e Botës - por nuk pranon të luajë ndaj Rusisë

Polonia dhe Rusia ishin planifikuar të përballeshin në gjysmëfinalen e play-off-it kualifikues të Kupës së Botës në Moskë më 24 mars, me fituesin që do të luante me Suedinë ose Republikën Çeke për një vend në Katar 2022.

Edhe ndeshja finale e play-off-it do të zhvillohej në Moskë nëse Rusia do të përfshihej, por deklarata e FIFA-s do të thotë se, siç janë gjërat, ndeshjet do të zhvendosen në një vend neutral. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori