LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani takon partitë opozitare për t’i informuar për veprimet e fundit

Presidentja Osmani takon partitë opozitare për t’i informuar për veprimet e fundit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takime të ndara ka pritur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Në njoftimin për media thuhet se në këto takime, presidentja Osmani i ka informuar përfaqësuesit e partive politike për situatën aktuale të sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës.


Ajo po ashtu i informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja ka falënderuar partitë opozitare për bashkëpunimin si dhe për qëndrimin e unifikuar në përballje me situatën e krijuar. /Telegrafi/