LAJMI I FUNDIT:

Serbia dhe Bjellorusia, dy shtetet e vetme në Evropë që nuk dënuan agresionin rus në Ukrainë

Serbia dhe Bjellorusia, dy shtetet e vetme në Evropë që nuk dënuan agresionin rus në Ukrainë
Foto: Evropa e Lirë

Ukraina për të dytën ditë me radhë po sulmohet nga shteti rus. Derisa Ukraina vazhdon të sulmohet deri tani është raportuar për 137 të vrarë dhe mbi 100 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Në mëngjesin e së premtes presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak humbje do të ketë Rusia.

Duke dhënë një notë sfiduese edhe kur forcat ruse përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha “Ne jemi në tokën tonë, ne kemi të vërtetën, ato nuk mund të shkatërrojnë karakterin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë”.


Presidenti ukrainas më tej ka thënë se po mbrojnë shtetin e tyre të vetëm, derisa shtetet e perëndimit kanë dënuar agresionin rus përmes sanksioneve, raporton Telegrafi.

Dita e parë e pushtimit rus të Ukrainës: Putin sulmoi me armë, Perëndimi u kundërpërgjigj me sanksione të ashpra
Lexo po ashtu Dita e parë e pushtimit rus të Ukrainës: Putin sulmoi me armë, Perëndimi u kundërpërgjigj me sanksione të ashpra

Derisa shumica e shteteve kanë dënuar sulmin në Ukrainë, me përjashtim të Bjellorusisë cilat shtete nga Evropa Juglindore nuk i kanë dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë?

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Ky shtet ende nuk është deklaruar rreth sulmeve ruse atje.

Ndërkaq, vendet tjera të rajonit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e edhe Bosnja dhe Hercegovina kanë dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

Madje, në një takim të një ditë më parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier u tha se Kosova e ShBA janë në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon.

Invazioni i Ukrainës nga Rusia, Kosova e ShBA në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon
Lexo po ashtu Invazioni i Ukrainës nga Rusia, Kosova e ShBA në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon

Përmes Twitter-it të dy kanë shprehur përkrahjen e Kosovës e SHBA-së për shtetin e Ukrainës.

Ndryshe, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se sanksionet e reja të shpallura kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë do të kërkojnë pak kohë që të ndjehen ndikimet e tyre të plota nga Rusia dhe ekonomia e saj.

Duke e krahasuar agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviqit në Kosovë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka vendosur të sanksionojë 100 persona dhe subjekte si pjesë e ndëshkimeve të mëtejshme kundër Rusisë.

Në një fjalim në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar po shpall “paketën më të madhe dhe më të ashpër të sanksioneve që Rusia ka parë ndonjëherë”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shqyrtuar atë që disa e quajnë “opsioni bërthamor” i heqjes së Rusisë nga SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën, pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori