LAJMI I FUNDIT:

Liderët e BE-së njëzëri pajtohen për një listë sanksionesh kundër Rusisë

Liderët e BE-së njëzëri pajtohen për një listë sanksionesh kundër Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian njëzëri janë pajtuar për një sërë masash kundër Rusisë, për shkak të njohjes së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës dhe grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit me këtë vend.

Këto masa do të duhej të hynin në fuqi sonte, si pjesë e marrëveshjes së BE-së kundër veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Pas deklaratës së Putin të bërë gjatë të hënës mbrëmje, se ka nënshkruar dekretin për njohjen shtet të dy rajoneve separatiste Dontesk dhe Luhanks, bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër këtë veprim.


BE-ja ka paralajmëruar se do të ketë “pasoja masive” për ekonominë ruse, nëse Moska sulmon Ukrainën. Gjermania sot njoftoi se ka ndalur procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia.

E nënkryetari i Parlamentit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë thënë se të gjithë ata që ishin të përfshirë në vendimin e kundërligjshëm në Ukrainë, do të jenë objektiv i sanksioneve.

Aty janë të përfshira edhe bankat që financojnë ushtrinë ruse dhe operacionet e tyre të tjera në këto territore. BE-ja ka njoftuar se objektiv do të jenë edhe tregtia me Donetskun dhe Luhanskun karshi vendeve të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se veprimet e Rusisë karshi Ukrainës nuk do të mbesin pa përgjigje dhe se kjo do t’ju dhemb.

Ai theksoi se sanksionet e BE-së do të kenë për cak Rusinë dhe qeverinë – duke parandaluar këtë vend të ketë qasje në kapitalin evropian dhe në tregjet financiare të BE-së.

Të gjithë anëtarët e Dumës ruse, Dhomës së Lartë të Parlamentit – do të goditen nga sanksionet e BE-së, që zakonisht përfshijnë ndalimin e udhëtimi dhe ngrirjen e pasurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori