LAJMI I FUNDIT:

Drejtoni flokët në shtëpi: Trajtim natyral me keratinë nga farat e lirit

Drejtoni flokët në shtëpi: Trajtim natyral me keratinë nga farat e lirit
shutterstock

Maskë efektive me pesë përbërës

Për një efekt keratine në shtëpi, provoni një maskë natyrale për rregullimin e flokëve.

Xheli natyral i farave të lirit në kombinim me përbërës të tjerë cilësorë drejton flokët dhe parandalon dëmtimin e tyre.


Kjo maskë ndihmon në zbutjen dhe drejtimin e flokëve, transmeton Telegrafi.

Trajtimi është i pasur me proteina, kurse keratina, e cila është një përbërës natyral i pranishëm në flokë, nuk është gjë tjetër veçse proteinë.

Përbërësit:

– një filxhan ujë;
– dy lugë fara liri;
– një lugë çaji mjaltë;
– lëngu i gjysmë limoni;
– dy lugë çaji vaj ricini.

Hidhni një gotë ujë në tenxhere dhe shtoni dy lugë fara liri. Lëreni të ziejë për disa minuta në zjarr të ulët derisa liri të lëshojë xhelin e tij natyral. Hiqeni nga zjarri dhe kullojeni xhelin e farës.

Shtoni mjaltë, lëng limoni dhe vaj ricini në xhelin që rezulton. Përziejini gjithçka mirë.

Krihni flokët dhe lagini lehtë, mundësisht me një spërkatës. Maskën vendoseni në maje të flokëve, pjesë-pjesë, duke u kujdesur që të mbuloni të gjithë gjatësinë – nga rrënja në majë.

Kaloni butësisht duart mbi çdo tufë flokësh, masazhoni fijet dhe krihni flokët përsëri. Lëreni maskën për 30 minuta, por mos e lidhni, paloseni në një peshqir ose të ngjashme.

Shpëlajeni maskën, pra keratinën natyrale nga flokët, fillimisht me ujë më të ftohtë, duke i tërhequr fijet poshtë, për t’i korrigjuar më tej. Mos e lani me shampo, por aplikoni balsam dhe më pas shpëlajeni.

Thajini flokët në mënyrë natyrale, mos i trajtoni flokët me peshqir, sepse mund të marrë lagështinë e nevojshme nga flokët.

Për rezultate më të mira, mund ta përsërisni këtë trajtim një herë në javë. Flokët do të jenë të drejtë, të lëmuar, të butë dhe të ushqyer. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!

Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!

Flokë dhe stil
Si t’i largoni rrudhat nga rrobat pa hekur, metoda e përkryer për udhëtime

Si t’i largoni rrudhat nga rrobat pa hekur, metoda e përkryer për udhëtime

Keshilla Modë
Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

Qumështi i lopës apo i dhisë: Cili është më i mirë për fëmijën tuaj?

Qumështi i lopës apo i dhisë: Cili është më i mirë për fëmijën tuaj?

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen

Kalo në kategori