LAJMI I FUNDIT:

12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet në pothuajse mbarë botën ku femrat protestojnë e disa edhe festojnë arritjet e tyre sociale, politike, kulturore, ekonomike dhe të pranojnë kontributet e tyre të rëndësishme në shoqëri.

Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë ka marrë dimension global si në vendet e zhvilluara gjithashtu edhe ato në zhvillim.


Femra të guximshme të cilat kanë thyer barrierat, kanë ndjekur ëndrrat dhe nuk janë ndalur para asgjëje janë sot ato të cilat nderojnë familjet e vendin e tyre dhe njihen në mbarë botën për sukseset e arritura.

Por, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim vetëm disa prej femrave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret më të mira të Kosovës.

Kjo listë e tyre më poshtë tregon se ato janë të destinuara për t’i arritur majat në fushën e tyre, shkruan Telegrafi.

Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga u kishte thënë vajzave të reja të besojnë në vete, në vlerat që i kanë dhe të kenë guxim. Arritjet e saj në karrierë, janë testament i asaj këshille. Pasi ishte rritur në pozitën e Gjeneral Majorit në Policinë e Kosovës, ajo ishte shpallur presidente e Republikës së Kosovës në vitin 2011, në moshën 35 vjeçare. Ajo ishte bërë femra më e re në moshë që zgjedhej në krye të shtetit, si dhe femra e parë presidente në regjionin e Ballkanit.

Atifete Jahjaga

Dua Lipa

Kishte qenë vetëm 19 vjeçare, kur Dua Lipa e kishte publikuar këngën e saj të parë, “New Love” (2015), e cila ia kishte sjell asaj dashurinë e shumë të rinjve anë e mbanë botës. Nga atëherë ajo nuk ka ndaluar të sjell hite, ndërkaq puna dhe përkushtimi i saj kanë bërë që ajo të jetë fituese e shumë çmimeve, duke përfshirë “Grammy”, “Brit Award”, “NME Award”, “Glamour Award”, etj.

Rita Ora

Rita ka depërtuar në skenën muzikore pas publikimit të këngës “Hot Right Now” (2012), por me muzikë kishte filluar të merrej qysh e re.

Rita Ora kishte lansuar albumin e saj të parë me 27 gusht të vitit 2012, ndërkaq në vitet pasuese kishte arritur të bëhej nikoqire e Teen Awards të BBC Radio 1, si dhe të paraqitej si trajnere në ‘The Voice UK’. Veç kësaj, ajo ka fituar shumë çmime, duke përfshirë “Best Dance” në MTV Music Video Award, çmimin “Best Pop” në The Global Awards, etj.

Rita Ora

Era Istrefi

Qysh me debutimin e saj në vitin 2013 me këngën “Mani për Money”, Era Istrefi kishte arritur ta fitonte edhe çmimin e saj të parë si “Artistja e re më e mirë” në festivalin “Videofesti muzikor”.

Era kishte filluar të ketë sukses të madh edhe jashtë trojeve shqiptare, kur në vitin 2016 kishte publikuar hitin e padiskutueshëm “Bonbon”, me të cilin kishte arritur t’i thyente kufijtë e suksesit, duke u bërë shumë e dëgjuar edhe jashtë trojeve shqip-folëse.

Në vitin 2017 ajo sjell bashkëpunimin e parë ndërkombëtar me reperin French Montana, ndërkaq kulmi i karrierës së saj deri tani mund të vlerësohet performanca në finalen e Kampionatit Botëror në futboll “Russia 2018”.

Era Istrefi

Bebe Rexha

Bebe Rexha është me origjinë nga Dibra, ndërkaq njihet për dëshiron e saj që ta ruajë kulturën shqiptare. Ajo shkon të paktën një herë në vit në Maqedoni për t’i vizituar familjarët, ndërkaq dashurinë për kulturën shqiptare e kishte dëshmuar edhe përmes një videoje të publikuar në Instagarmin e saj, ku tregonte se është duke ua mësuar vallen e Rugovës ekipit të saj.

Pas suksesit me këngën “No Broken Hearts”, ajo ishte dominuar për “Billboard Music Awards 2016” me këngën “Hey Mamma”, në bashkëpunim me David Guettan dhe Nicki Minajn.

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Ava Max

E lindur me 16 shkurt të vitit 1994, Amanda Ava Koci, e njohur profesionalisht si Ava Max, më së miri njihet për hitin e saj “Sweet but Psycho”, i cili i ka arritur majat në 17 shtete.

Amanda është një tjetër shqiptare e suksesshme e cila po i shtohet listës së shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, ndërkaq ka arritur të nënshkruajë kontratë edhe me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”.

Përndryshe, së fundmi këngëtaret shqiptare Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë pranuar ta sjellin së bashku një bashkëpunim.

Ava Max

Majlinda Kelmendi

E dekoruar edhe nga ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”, Majlinda Kelmendi kishte arritur që në një moshë shumë të re të shpallet xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer.

Fitorja e saj më historike është ajo në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, duke ia sjell Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Geta Beqa

Gentiana Beqa-Ahmeti është bodibuilder-ja më e suksesshme në Kosovë. Ajo kishte arritur të dalë e para në “Bikini Wellness Fitness”, garë e zhvilluar në Barcelonë të Spanjës.

Veç kësaj, ajo ka fituar edhe këto trofe:

* Vendin e parë në “European Champion 2017”
* Vendin e parë në “Wellness Arnold Clasik Europe 2017”
* Vendin e parë në “Wellness Diamond Cup Milano2017”
* Vendin e parë në “World Champion 2017”.
* Triumfuese në “Overall Wellness Diamond Cup Milano 2017”
* Triumfuese në “Wellness Diamond Cup Milano 2017”.

Geta Beqa

Blerina Kllokoqi-Rugova

Emri i saj është i njohur për të gjithë, pasi që ka dizajnuar emrat më të njohur nga fusha e artit dhe politikës qysh kur kishte filluar karrierën e saj 10 vite më parë.

Këtë vit, Blerina Kllokoqi-Rugova, e njohur si disejnatore edhe përtej kufijve tonë, është nderuar edhe me medalje presidenciale nga Hashim Thaçi.

Përndryshe, disa prej emrave të njohur që ajo i ka veshur janë Rita Ora, Inva Mula, Atifete Jahjaga, etj. Vlen të ceket se Blerina kishte marrë edhe një dedikim të veçantë nga Angelina Jolie.

Blerina Kllokoqi-Rugova

Inva Mula

Inva Mula ka lindur në Tiranë në vitin 1963, ndërkaq është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë çmimeve që ajo ka fituar, është edhe çmimi “Chevalier des Arts et des Lettres” nga qeveria franceze në vitin 2005.

Inva Mula

Eliza Dushku

Eliza Patricia Dushku është aktore amerikane me origjinë shqiptaro-daneze. Ajo ishte bërë e njohur me rolin Faith në serinë “Buffy”, por edhe nga seriali televiziv “Angel”.

Ajo është e njohur edhe për rolet në filmat si “Wrong Turn”, “Silent Bob Strike Back”, “The New Guy”, “True Lies”, etj.

Eliza Dushku

Arta Dobroshi

Arta Dobroshi, e lindur me 2 tetor të vitit 1980, është aktore e njohur shqiptare. Dobroshi njihet për profesionalizmin e saj, ndërkaq është aktorja e parë kosovare në histori që ka ecur në tapetin e kuq të “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival” dhe “Sundance Film Festival”, si dhe është dominuar për “European Film Award”, ku kishte qenë e nominuar si aktorja më e mirë. /Telegrafi/

Arta Dobroshi