LAJMI I FUNDIT:

Kongresmeni Torres: SHBA-të nuk kanë mik më të madh se Kosovën në Ballkan, e Kosova nuk ka mik më të madh në botë se SHBA-të

Kongresmeni Torres: SHBA-të nuk kanë mik më të madh se Kosovën në Ballkan, e Kosova nuk ka mik më të madh në botë se SHBA-të

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres një ditë më parë ka uruar Kosovën në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të.

Torres në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve theksoi më tej se Kosova është një demokraci në rritje, në zemrën e së secilës SHBA-të kanë një vend të veçantë.


“Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë. Kosova është një partneri dhe shok i besueshëm i SHBA-së dhe dy shtetet do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku të fortë në avancimin e parimeve demokratike…”, tha ai.

Më tej, kongresmeni theksoi “Me krenari qëndroj para jush për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një prej shteteve më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik nga dora vrasëse e diktatorët më të keq në shekullin e XX, Kosova po ndërton një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara kanë një vend të veçantë.

Me të vërtetë, SHBA-të nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Evropën Juglindore, dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të.

Ka ardhur koha që Kosovës t’ jepet respekt i plotë dhe njohje siç e meriton shteti i pavarur i Kosovës…”.

Kongresisti Torres premton të ndjekë rrugën e Engelit kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare
Lexo po ashtu Kongresisti Torres premton të ndjekë rrugën e Engelit kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare

Në maj të 2021, Ritchie Torres ishte shprehur krenar që do të përfaqësonte shqiptarët në Kongresin legjislaturën e 117

“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të, duke vazhduar udhën e ish-kongresistit të nderuar Eliot Engel. Së bashku me anëtar të tjerë të Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit– do të çojë përpara interesat e shqiptarëve në Washington. Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, ishte shprehur Torres.  /Telegrafi/