LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetari dhe kamermani sulmohen me sëpatë në Vrapçisht, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga MPB

SHGM: Gazetari dhe kamermani sulmohen me sëpatë në Vrapçisht, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga MPB

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga MPB të zbatojë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj gazetarëve të TV Pollog, Tetovë.

Sipas njoftimit të SHGM-së, gjatë incizimit të inserteve për një reportazhë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në fshatin Gjurçevisht të Komunës së Vrapçishtit, rreth orës 14:00 gazetari Nevri Ademi dhe kameramni Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht dhe më pas fizikisht janë sulmuar nga një person.


Sipas deklaratave, për shkak të nevojës për reportazh për zbatimin e projekteve në shkollë, derisa kanë incizuar, Burhan Hamiti ka sulmuar verbalisht dhe më pas ka kapur kamermanin për koke dhe ka shtyrë nëpër shkallët e shkollës.

“SHGM menjëherë kontaktoi gazetarin Nevri Ademi dhe ai vërtetoi incidentin dhe na dha informacione konkrete se “Derisa punoni në reportazh me kolegun Zbulim, na u afrua Burhan Hamiti dhe më pas na ofendoi me fjalë, më kapi përk oke dhe shtynte nëpër shkallë. Më pas doli në oborr dhe fillojë të në vrapojë me sëpatë. Ne hynëm në automjet dhe shkuam në stacion policor për ta paraqitur rastin, ndërsa sulmuesi gjatë gjithë kohës ishte në automjetin dhe na ndiqte deri në fshatin Negotinë”, tha Ademi.

Nga SHGM kërkojnë të zbatohet hetim efikas dhe i shpejtë për të gjetur dhe dënuar sulmuesin.

“Potencojmë se kërcënimet me jetë janë vepra penale të parapra në Kodin Penal, ndërsa MPB dhe PTHP duhet të hetojnë dhe procesojnë rastin”, thonë nga SHGM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori