LAJMI I FUNDIT:

Pyetja që pritet të marrë shumë shpejtë përgjigje – ku do të shkojë Haalandi?

Pyetja që pritet të marrë shumë shpejtë përgjigje – ku do të shkojë Haalandi?

Shumë skuadër në botë dëshirojnë të nënshkruajnë me Erling Haaland, me të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmundit që pritet të përcaktohet në afatin kalimtar të verës.

Mosha, stili i lojës dhe golat e norvegjezit e kanë bërë atë objektivin numër një për klubet më të mëdha të Evropës dhe klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë euro, një tarifë shumë tërheqëse për shumë njerëz.

Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Barcelona janë të gjithë në tentim për të nënshkruar me Haaland, ashtu si edhe Real Madridi që dëshiron ta bëjë 21-vjeçarin pasardhës të Karim Benzemas.


Vetëm Bayern Munich e ka përjashtuar mundësinë e blerjes së Haaland nga rivalët e tyre të vjetër Borussia Dortmund.

Çdo ditë raportohen thashetheme të reja në lidhje me të ardhmen e Haaland përtej këtij sezoni. Në Britaninë e Madhe, ata besojnë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin, pavarësisht nga e kaluara e babait të tij në Manchester City.

Disa orë më vonë, mediat raportuan se Haaland mund të duhet të presë një vit përpara se të largohet nga Dortmundi, gjë që duket e vështirë për t’u kuptuar duke pasur parasysh se klubi është jashtë Ligës së Kampionëve dhe nuk ka gjasa të sfidojë Bayern Munichun për titullin e Bundesligës.

Problemet shëndetësore të agjentit të Haaland, Mino Raiola i cili u shtrua në spital në janar kanë komplikuar gjithashtu çështjet.

Çfarë mendon Real Madridi për Haaland?

Los Blancos janë ende të interesuar për Haaland, por problemi që ata kanë është ardhja e Kylian Mbappes, i cili do të jetë me një pagë shumë të lartë.

Edhe nëse Gareth Bale, Isco dhe Marcelo largohen nga Bernabeu në fund të sezonit, kursimet e bëra nuk do të shkojnë deri në 100 milionë euro që do të kushtojnë për të pasur Haaland dhe Mbappe në klub.

Lëndimi i Benzemas ka treguar se Real Madridi është dobësuar shumë në sulm. Problemi lind kur Benzema është në gjendje piku, ai është titullar i padiskutueshëm dhe gjithçka tregon se kështu do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo është arsyeja pse Real Madridi dëshiron që Haaland dhe Borussia Dortmund të presin edhe një sezon përpara se t’i ndajnë rrugët.

Përderisa marrëdhënia mes Real Madridit dhe Dortmundit është shumë e mirë, tundimi i ofertave nga skuadrat e tjera mund ta ndalojë Haalandin të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

Haaland te Barcelona?

Siç raportohet nga MARCA, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i dëshpëruar për të nënshkruar me Haaland, dhe është gjithashtu i vetëdijshëm për forcën e frikshme që Mbappe dhe Haaland do të paraqesin nëse ata bashkohen te Real Madridi.

Plus, Laporta beson se Barcelona mund të konkurrojë në betejën financiare për të blerë sulmuesin, pavarësisht nga problemet e tyre fiskale të dokumentuara mirë.

Në fund të fundit, Haaland mund të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë. Në vitin 2021, babai dhe agjenti i tij vizituan Evropën duke u kërkuar klubeve që ishin të interesuara për Haaland të tregonin pse ai duhet të zgjidhte të nënshkruante për ta. Një vit më vonë, enigma vazhdon dhe me siguri një njoftim do të vijë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori