Mehmet Hajrizi, njëri ndër përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në Rambuje, ka folur për kundërshtimin e veprimtarit Adem Demaçit, ndaj marrëveshjes së Rambujesë.
Para dhe gjatë kohës së Rambujesë, kishte pasur bisedime të vazhdueshme për të gjetur një të përbashkët lidhur me marrëveshjen.
Sipas Hajrizit, Demaçi mendonte se marrëveshja e Rambujesë do ta kthente Kosovën në Serbi, dhe kësaj radhe do ta kthente me miratimin e vetë përfaqësuesve të Kosovës.
Për Demaçin, kjo konsiderohej katastrofike.
“Adem Demaçi mendonte se marrëveshja e Rambujesë do ta kthente Kosovën në Serbi, dhe kësaj radhe do ta kthente me miratimin e vetë përfaqësuesve të Kosovës. Dhe për të kjo ishte katastrofike. Në qoftë se në këtë kornizë mbetemi, ai kishte plotësisht të drejtë por askush nga ndërkombëtarët nuk mendonte, e më së paku SHBA-ja që Kosova të kthehej në Serbi”.
“E dyta, marrëveshja e Rambujesë, ishte proklamuar qysh më herët se do të jetë e përkohshme, dhe i caktuan asaj një afat tre vjeçar. Pas tre vitesh, mund të vazhdonim bisedimet për ta gjetur një marrëveshje definitive por edhe mund të vazhdonim luftën. Të presësh tre vjet në paqe, të ndalohej lufta, ishte një kohë shumë e mirë për UÇK-në e cila nuk ishte në gjendje të vazhdonte luftën frontale, jo për guximin, jo për efektivin njerëzor por për mungesën e armatimit”, thotë ai.
Pasi marrëveshja e Rambujesë jepte armëpushim tre vjeçar, Demaçi thoshte se lufta duhet të vazhdojë.
“Marrëveshja e Rambujesë e jepte armëpushimin tre vjeçar dhe në këtë periudhë, UCK-ja mund të armatosej, nuk shpërndahej… Demaçi, donte që të vazhdohej lufta, në atë gjendje sic ishim. Por, nëse do të vendosej armëpushimi, pas tri vitesh do të ishte krejtësisht tjetër UCK për ta vazhduar luftën. Këtu ishte ndoshta moskuptimi i kontekstit historik për të vendosur të luftosh apo për të vendosur të krijohet një pushim që Ushtria Çlirimtare, ta merrte veten”, tregoi tutje Hajrizi.
Edhe pse, UÇK-ja në ofensivat e fundit, kishte humbur territor që e kontrollonte dikur thotë Hajrizi, veprimtari Demaçi ishte i bindur që nuk duhet të ndalej lufta.
Demaçi konsideronte që SHBA-ja duhet ta organizojë këtë konferencë, ndoshta ngjashëm me (DEJTONIN) por jo në Evropë.
“Vet Serbia u bë dikur ish-Jugosllavi sepse kishte marrë të gjitha institucionet e saj. E para, kundërshtonte ato parime të panegociueshme. E dyta mendonte se në kohën kur po bëhej konferenca e Rambujesë, ishim në pozitë të pafavorshme ne, madje edhe nga ato ofensivat e fundit kishim humbur edhe territoret që UCK kishte kontrolluar më përpara dhe ishte I bindur se lufta duhej te vazhdonte. Dhe e treta edhe këtë po e them sepse ai e ka thënë, konsideronte që SHBA duhet ta organizojnë këtë konferencë, ndoshta ngjashëm me (EDEJTONIN) por jo në Evropë ç’është e vërteta SHBA ishin në krye të këtij procesi. Ajo po mbahej në Evropë për qëllimet e tyre, për të mbajtur unitetin, kohezionin e aleatëve të vet SHBA dhe për të pasur nesër pëlqimin e gjithë NATO-s për të sulmuar Serbinë. Konferenca e Rambujesë, është organizuar mendoj unë në radhë të parë nga SHBA dhe është organizuar me qëllim që të ndalet lufta dhe Serbia të bombardohet. Ata mund ta kenë ditur, I kanë bërë të gjitha ofertat Millosheviqit por ai nuk mund të pranonte marrëveshjen për të cilën do të flasim ndoshta më vonë”, u shpreh tutje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City