LAJMI I FUNDIT:

172 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 9 prej tyre në mjekim intensiv

172 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 9 prej tyre në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet përgjithshme po trajtohen 172 pacientë.

Sipas njoftimit thuhet se me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 63  pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë dhe Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë .


Spitali i Prizrenit, 17  pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Ferizajt, 16 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Telegrafi/