Në muajin mars pritet të miratohet në Qeveri Projektligji për Pagat në sektorin publik. Por këtë draft projektligj, i cili nuk është ende zyrtar po e kundërshtojnë sindikalistët, edhe pse vlera e koeficientit bazë nuk është caktuar ende.
Në Qeveri thonë se kanë nisur konsultimet me sindikatat, derisa disa nga këto të fundit thonë se ky projektligj nuk dallon nga ligji për paga i Qeverisë Haradinaj që ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, më 30 qershor të 2020-s, e shfuqizoi Ligjin për Pagat, të sponsorizuar nga qeveria e atëhershme, e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Megjithatë, shpejt pritet që një ligj i ri i t’i rregullojë pagat e sektorit publik në vend.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se projektligji për paga në sektorin publik është në fazën e fundit të hartimit. Sipas tij, ai dallon nga ligji tanimë i shfuqizuar sepse synimi i tij kryesor është që të krijoj një sistem të mirëfilltë, parimor dhe të qëndrueshëm për përcaktimin dhe rregullimin e pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme veçse ka filluar që të kontaktoj me të gjitha sindikatat relevante. Ministria e Punëve të Brendshme, sipas programit, planifikon që projektligjin në fjalë ta dërgojë për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës brenda muajit mars”, ka theksuar Kryeziu, raporton RTK.
Në një draft të ligjit të ri janë caktuar koeficientet, por jo edhe vlera e koeficientit bazë. Megjithatë, edhe për ligjin e ri të pagave ka kundërshtime nga sindikalistët.
Përfaqësues të sindikatës së infermierëve, thonë se pa marrë parasysh vlerën e koeficientit, nuk pajtohen me kategorizimin në ligjin e ri.
“Ka diskriminim brenda komuniteteve të së njëjtës kategori, edhe pse ato komunitete kanë të njëjtin funksion, të njëjtën pozitë ato kanë dallim substancial në koeficient të pagave. Për shembull fizioterapeutët, teknikët e radiologjisë, logopedët kanë koeficient shumë më të lartë se infermierët kurse e kanë përgatitjen profesionale të njëjtë”, ka theksuar Enlirat Duraku, nënkryetar i Sindikatës së Infermierëve.
Ligjin e ri të pagave, ende pa u finalizuar, po e kundërshtojnë edhe në SBASHK.
“Nëse përfillet ky versioni i tanishëm i bie që paga më e madhe në Kosovë do të jetë 20 herë më e madhe se paga më e vogël në sektorin publik. Problemi është se janë caktuar koeficientët por jo edhe vlera e tij, e sidomos është problematikë që do të jetë raporti i koeficientëve 1 me 20”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
Sindikalistët kanë paralajmëruar masa të ashpra sindikale, nga protesta deri te grevat, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Me ligjin e shfuqizuar, vlera e koeficientit ishte paraparë të ishte 239 euro, derisa më i larti ishte për presidentin e vendit, që ishte paparaparë koeficienti 10, ndërsa me draftin e ri jozyrtar, vlera nuk është caktuar, por koeficienti më i lartë pritet të jetë 20.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak