LAJMI I FUNDIT:

Fjalëkalimet që duhet t’i shmangni në mënyrë që llogaritë e juaja të mos hakohen

Fjalëkalimet që duhet t’i shmangni në mënyrë që llogaritë e juaja të mos hakohen

Ekspertët kanë paralajmëruar kundër përdorimit të disa fjalëkalimeve të zakonshme në aplikacione pasi ato rrisin shanset për t’u hakuar, zbulohet në një raport të ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studimi i kryer nga kompania e pagesave me karta Dojo zbuloi se shumë njerëz priren të riciklojnë fjalëkalime të ngjashme.

Studimi shqyrtoi 100 mijë fjalëkalime të marra nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar (NCSC) dhe më pas i grupoi ato në më shumë se 30 kategori, nga kafshët tek shenjat e yjeve.


Hulumtimi nxori disa të përbashkëta interesante: shumica e njerëzve priren të përdorin variacione të të njëjtit fjalëkalim, me një numër ose karakter paksa të ndryshëm.

Njerëzit gjithashtu priren të aplikojnë drejt kategorive të caktuara të fjalëkalimeve – në krye të listës janë emrat e kafshëve shtëpiake dhe termat e dashurisë si ‘baby’, ‘love’ dhe ‘angel’.

“Duke parë se cila kategori kishte fjalëkalimet më të shkelura, studimi mund të zbulojë temat e fjalëkalimeve që duhet të shmangni në tërësi për të qëndruar të sigurt në internet”, shkroi studimi.

Studimi gjithashtu këshilloi në mënyrë specifike përdoruesit që të qëndrojnë larg fjalëkalimeve që përmbajnë tema të tilla si sportet, markat e makinave, ushqimi, ngjyrat, qytetet dhe vendet, ndër të tjera.

Sipas NCSC-s, fjalëkalime të tjera të njohura dhe që duhet që njerëzit t’u qëndrojnë larg janë ato që përmbajnë sekuencë numrash si ‘123456’ (23.2 milionë përdorues), ‘123456789’ (7.7 milionë përdorues) dhe ‘1111111’ (3.1 milionë përdorues). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori