LAJMI I FUNDIT:

Thyhet një tjetër rekord indirekt nga Ronaldo – kartoni me fytyrën e portugezit shitet për një shumë të majme

Thyhet një tjetër rekord indirekt nga Ronaldo – kartoni me fytyrën e portugezit shitet për një shumë të majme

“E kam, s’e kam, më mungon” – një refren që bashkon disa breza dhe që pavarësisht përparimit të teknologjisë, vazhdon të përsëritet.

Albumi me kartonë, veçanërisht ai i futbollistëve, është një domosdoshmëri e fëmijërisë dhe sigurisht që nuk është rastësi që Panini, i cili i prodhon prej disa dekadash, është i famshëm në mbarë botën.

Nuk janë vetëm fëmijët që i mbledhin, pasi edhe mes të rriturve ka shumë nga ata që vazhdojnë të koleksionojnë fytyrat e futbollistëve. Tregtimi i këtyre kartonëve është një realitet, siç mund ta demonstrojnë ankandet në internet për “botime” veçanërisht të vështira për t’u gjetur.


A Panini playing card for a young Cristiano Ronaldo has sold for almost £60,000 in the US

Shitja e fundit, rekord, ka për protagonist… Cristiano Ronaldon. Me një karrierë që tashmë po iu afrohet dy dekadave, është normale që ka shumë kartonë të 37-vjeçarit, me të gjitha klubet ku ka luajtur. Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus, kombëtarja portugeze; fytyra e pesë herë fituesit të Topit të Artë është përjetësuar në afishe të panumërta.

Por jo të gjitha kanë të njëjtën vlerë, aq më tepër që disa prej tyre janë shumë pak kopje. Ashtu si kartoni i CR7 me fanellën e Sportingut të Lisbonës në sezonin 2002-2003, ai i debutimit të tij si profesionist, përpara se të transferohej te Manchester United.

Kjo është figura e parë në të cilën u shfaq portugezi. Këto kartonë-ngjitës janë shumë të rrallë, duke marrë parasysh se ka vetëm dyqind në botë. Dhe nga këto dyqind, siç shpjegon Daily Mail, vetëm njëzet janë në gjendje perfekte, më të kërkuarat nga koleksionistët.

Kjo shpjegon pse një nga këto afishe përfundoi në ankand në New Jersey dhe mori ofertë prej 80 mijë euro. Drejtori i kastës së ankandeve që trajtoi shitjen shpjegon: “Kjo afishe përfaqëson një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në atë që është karta e tij e parë zyrtare, ajo që në botë quhet “kartë e vërtetë fillestare”.

Only around 200 Ronaldo cards from that time still exist today, with only 20 in good condition

Ishte pjesë e një kompleti të prodhuar në Itali, ekskluzivisht për tregun portugez. Janë vetëm dyqind e ca të certifikuara dhe ky është një nga njëzet e dy që është në gjendje praktikisht perfekte”. Prandaj, edhe kur bëhet fjalë për afishet, CR7 vendos rekord. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori