Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se ka ‘çdo indikacion të çon’ te ajo se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet të nisë një sulm kundër Ukrainës, disa thonë se një pushtim mund të mos ndodhë deri pas Lojërave Olimpike Dimërore.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, tha të mërkurën se planifikimi i Putinit mund të ndikohet nga Lojërat Dimërore në Pekin, të cilat SHBA dhe disa nga aleatët e saj po i bojkotojnë për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut.
Sipas Sherman, Rusia mund të presë të nisë një sulm “për të mos mërzitur Kinën”.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lojërat Olimpike të Pekinit fillojnë më 4 shkurt, ceremonia e hapjes, dhe presidenti Putin pret të jetë atje”, citohet të ketë thënë Sherman.
“Unë mendoj se ndoshta presidenti Xi Jinping nuk do të ishte i lumtur nëse Putini do të zgjidhte atë moment për të pushtuar Ukrainën, në mënyrë që kjo mund të ndikojë në kohën dhe të menduarit e tij”, shtoi Sherman.
Ndryshe, tensionet mbeten të larta midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi mbi 100,000 trupa ruse janë mbledhur përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën, duke shkaktuar frikë në vendet perëndimore për një pushtim të afërt.
“Unë nuk e kam idenë nëse ai ka marrë vendimin përfundimtar, por ne sigurisht shohim çdo tregues se ai do të përdorë forcën ushtarake diku ndoshta [ndërmjet] tani dhe mesit të shkurtit”, ka thënë Sherman.
Të hënën, ushtria amerikane vendosi 8,500 trupa në “gadishmëri të shtuar” për dislokim të mundshëm në Evropën Lindore, në një lëvizje për të siguruar që SHBA-ja të jetë gati të përgjigjet nëse NATO vendos të dërgojë forcën e saj të reagimit.
Presidenti Joe Biden thotë se ndërsa trupat po përgatiten për një pushtim të mundshëm, asnjë forcë amerikane nuk do të vendoset në Ukrainë, e cila nuk është një vend i NATO-s.
Biden të martën theksoi pasojat e një pushtimi të mundshëm si në Rusi ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.
Nëse Rusia dërgon trupat e saj në Ukrainë, do të ishte pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Presidenti Biden – duke shtuar se një lëvizje e tillë “do të ndryshonte botën”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pasojat e tornadove në SHBA, kamioni rrokulliset nga erërat e forta – për pak sa nuk përplaset direkt me një veturë
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri