LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë punëtorët e sigurimit nuk e pranojnë fajësinë për kontrabandim të migrantëve nga Qendra e Azilit në Magure

Dhjetë punëtorët e sigurimit nuk e pranojnë fajësinë për kontrabandim të migrantëve nga Qendra e Azilit në Magure

Dhjetë punëtorët e sigurimit në kompaninë “Rojet e nderit” janë deklaruar të pafajshëm për kontrabandim të migrantëve nga Qendra e Azilit në Magure.

Në këtë rast, Festim Maqaj, Albin Maqaj, Qazim Maqaj, Egzon Murtezi, Agron Bajraktari, Mehmet Dulla, Gëzim Maqaj, Mujë Maçi, Kushtrim Bytyqi dhe Durim Mëziu po akuzohen se në cilësinë e punëtorëve të sigurimit, azilkërkuesve të strehuar në Qendrën e Azilit në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, u kishin marrë para për t’i dërguar deri në kufirin me Serbinë.

Në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhjetë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “kontrabandim me migrantë”.


Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Avni Syla i ka njoftuar të akuzuarit se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kundërshtim të provave të hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, për këtë rast ishin caktuar dy seanca fillestare, njëra më 8 dhjetor 2021, e cila kishte dështuar për shkak të mospajisjes së të akuzuarve me shkresa të lëndës dhe tjetra më 12 janar 2022, për shkak të mungesës së të akuzuarit Agron Bajraktari.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 qershor 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Festim Maqaj, Albin Maqaj, Qazim Maqaj, Egzon Murtezi, Agron Bajraktari, Mehmet Dulla, Gëzim Maqaj, Mujë Maçi, Kushtrim Bytyqi dhe Durim Mëziu.

Ata akuzohen se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë pasurore financiare apo të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, pas marrëveshjes paraprake në bashkëkryerje gjatë periudhës prill – gusht 2019 në vazhdimësi kanë bërë kontrabandimin e një numri të madh të migrantëve, personave azilkërkues të strehuar në Qendrën e Azilit në Fshatin Magure, Komuna e Lipjanit.

Sipas aktakuzës, të njëjtit iu kishin marrë shuma të konsiderueshme të të hollave për t’i dërguar deri në kufirin me Serbinë, e pastaj për të depërtuar në vendet në BE.

Ata akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, punëtorëve në kompaninë private “Rojet e nderit” në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, ashtu që gjatë periudhës prill – gusht 2019 në vazhdimësi kanë bërë kontrabandimin e një numri të madh të migrantëve, personave azilkërkues të strehuar në Qendrën e Azilit në Fshatin Magure, Komuna e Lipjanit.

Prokuroria dhjetë të akuzuarit po i ngarkon me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “kontrabandim me migrantë”, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori