LAJMI I FUNDIT:

Gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit, për shoferin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit, për shoferin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Po vazhdojnë aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 94  km/h.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga policia.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, bëhet e ditur se ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia thotë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Kalo në kategori