LAJMI I FUNDIT:

The Rock nënshkruan kontratë historike me UFC

The Rock nënshkruan kontratë historike me UFC

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka nënshkruar një partneritet “historik” shumëvjeçar me UFC.

Legjenda e WWE ka nënshkruar një marrëveshje që kompania e tij atletike “Project Rock” të jetë sponsori zyrtar i atleteve për promovimin e MMA.


Marka, e cila është në pronësi të Under Armour, do të sigurojë atlete për luftëtarët meshkuj dhe femra në UFC, si dhe ekipet e tyre.

Johnson's athletic brand Project Rock will be the official footwear provider for the UFC (Image: Alamy)

Johnson njoftoi partneritetin në Twitter përpara UFC 270 këtë fundjavë.

Ai shkroi: “HISTORIKE. Jam i nderuar dhe krenar, @ProjectRock im është PARTNERI ZYRTAR GLOBAL i ATLETEVE të @UFC”.

“Duke filluar nga kjo fundjavë në #UFC270 NGANNOU vs GANE, të gjithë atletët dhe ekipet do të përfaqësojnë këpucët @ProjectRock”.

Sportistët më të pasur në botë
Lexo po ashtu Sportistët më të pasur në botë

Në një deklaratë zyrtare duke njoftuar marrëveshjen, Johnson shprehu admirimin e tij për luftëtarët e UFC-së.

“Sportistë e UFC janë ndër sportistët më të mëdhenj, më të ashpër, më të fokusuar, më të disiplinuar dhe stërvitësit më të vështirë në planet”, deklaroi ai.

“Çdo lëvizje në tetëkëndëshin ikonik nga një luftëtar i UFC-së ushqehet me pasion dhe dëshirën e thellë për të vendosur dominimin dhe trashëgiminë e tyre”.

“Jam krenar, mirënjohës dhe i përulur që atletet e mija inovative të stërvitjeve Project Rock janë tani partneri zyrtar global i atleteve në UFC.”

Reebok më parë ka ofruar atlete për ngjarjet promovuese të UFC-së gjatë luftës, stërvitjet, peshimet dhe shëtitjet në kafaz.

ProjectRock mori përsipër këto sponzorime këtë fundjavë për UFC 270, ku Francis Ngannou mbrojti me sukses titullin e tij në peshën e rëndë me fitoren ndaj Ciryl Gane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori