Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan, duke kërcënuar me thikë grabiti para nëpër markete
Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për dy grabitje në markete, duke kërcënuar me thikë.
Sipas komunikatës për medie, më datë 14 janar 2022 në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market ka ndodhur një “Grabitje” , ku raportohej se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar viktima F.K.SH, ka hyrë një i dyshimtë dhe nën kërcenim me ( thikë ) ka grabitur arkën – para në vlerë afërsisht 150 euro.
Gjithashtu me datë 20 janar 2022 po në Gjilan, është raportuar se po në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur t’i grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.
“Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intensive hetimore, grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikohej të dyshuarin e lartëshënuar G. A. (1999) me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje”, thuhet në komunikatë.
Më pas, siç thuhet në komunikatë policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit, ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materiale mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë (gjithsej në total 405 euro) që dyshohet se i njëjti i kishte grabitur në rastin e dytë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan në është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq mbërrin edhe në jug të Shqipërisë, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur