Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili përmendi shifrat e rritjes së çmimit të energjisë.
Zëvendëskryeministri Bslimi iu drejtua Tahirit “pse po rren”.
“Po i drejtohem z.Tahirit dhe marrjen e çmimit për 21 cent si referencë dhe krahasimit me Italinë. Ata që i kanë ba veç dy mësime statistikë e dinë sa e rrezikshme është kur e përdor një numër e se dinë në shërbim të çka po e përdor. Mundesh me bërtit sa të dush, por kualitetin e të dhënave nuk e përmirëson. Me mundu me ta vizatu z.Besnik Tahiri, nëse e ke nga 0 deri 100 një çmim dhe nga 100 deri në 110 e dyfishon çmimin, rritja është 9 % nuk është 100 %. Çmimi prej 14 cent dhe 21 cent për të cilin po e manipulon, aplikohet vetëm për ata që konsumojnë më shumë se 600, nuk është rrit tarifa. U mbytem tu ju than mos rreni po prapë po dilni po rreni”, tha Bislimi.
Pas kësaj deputetët e opozitës filluan të bërtisnin dhe t’i binin tavolinave, shkruan Telegrafi.
Bislimi iu drejtua edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit. “E nderuara deputete Bajrami, ju e shpjeguat më së miri esencën e problemit, ju thatë se nuk e keni ndreq Kosovën A se keni dashtë me bo Kosovën e Re. Kemi lejuar shkatërrimin e Kosovës A për me ndërtu Kosovën e Re”, tha Bislimi.
Pastaj, ndërhyri edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili u kërkoi deputetëve të jenë më të disiplinuar.
“Ju lutem respektojeni njëri tjetrin kur të flisni. Është e vërtetë që fjala gënjeshtër është përdor shpesh në parlament dhe nuk ju kisha propozua askujt me përdor”, tha Konjufca.
Menjëherë replikë ka kërkuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Duhet me ja tërheq vërejtjen zëvendëskryeministrit sepse është e turpshme me dalë me ju thanë deputeteve po rreni. Në mungesë të argumenteve ky del thotë akuza dhe të pavërteta. Nuk është gjendja alarmante këtu sa është te qytetarët. Kur t’i paguajmë faturat e këtij muaji do të shohësh çfarë reagimi kanë me pas qytetarët. Në fund të muajit do ta shohim a po rreni ju apo ne”, tha Tahiri.
Pas Tahirit, reagoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se nuk i merr personale ofendimet e zëvendëskryeministrit.
“Zëvendëskryeministri del thotë po rreni deputetë. Këtë e thotë sepse ka dështuar dhe mundohet që përmes ofendimit të mbroj një kauzë. Shumë shpejt do të vërtetohet se kjo që ju po e thuani është mashtrimi më i madh që po i bëni qytetarëve. Jeni tu dashtë me kamuflua, do ta ndalim këtë nëse jo në Kuvend do ta ndalim me të gjitha mjetet demokratike. Ruaje veten, mos ofendo”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje