LAJMI I FUNDIT:

Radhë të gjata të qytetarëve për t’u testuar në IKSHPK

Radhë të gjata të qytetarëve për t’u testuar në IKSHPK

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë kritike, si pasojë e rritjes së madhe të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Kjo gjë ka bërë që sot në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin për t’u testuar.

Një gjë e tillë shihet në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, ku shihet se rendi i qytetarëve që po presin për t’u testuar është shumë i gjatë.


Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19, ndërkaq numri i rasteve aktive ka arritur në 5 mijë e 118.

Si rezultat i kësaj situate, dje komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 ka mbajtur takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave anti COVID në fuqi.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ndryshe, është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim nga COVID-19.

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga COVID-19.

51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.

Javën që lamë numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme varionte nga 23 deri 36 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori