LAJMI I FUNDIT:

Javë me mot të ftohtë, nga e marta priten reshje bore

Javë me mot të ftohtë, nga e marta priten reshje bore
Bora në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e tretë e muajit janar fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Instituti bën të ditur se të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta.

Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë sipas IHMK-së priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/