Jeffret Fischer ka ardhur në Kosovë për të promovuar librin e tij të ri, të cilin e ka bazuar tek përvoja personale në misione të ndryshme në botë, por që përgjithësisht janë të sajuara. Por krejt të njëmendta janë caqet e tij në pranverën e vitit 1999, të cilat piloti i forcave të NATO-s.
Fischer është njëri nga pilotët, që u shfaq në qiellin e Kosovës kah fundi i 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve në ish-Jugosllavi.
“Unë isha në një prej sulmeve të netëve të fundit, për çka kam marrë edhe një medalje, misioni për të cilin shkruhet në atë medalje ishte ai kundër një formacioni të energjisë në Novi Sad. Pra ne po përpiqeshim t’ua ndalonim energjinë të cilën e përdornin për pajisje ushtarake.” – thotë Fischer.
Koloneli në pension më 7 qershor 99’ pati në objektiv edhe Beogradin.
“Mendoj se është e rëndësishme ta them se unë nuk isha në luftë me serbët, unë, pra presidenti im, ishte në luftë me Sllobodan Milloshqeviqin, përndryshe unë jam rritur me serbët dhe kam shumë miq serb në Çikago, kështu është kur je pjesë e ushtrisë.”
Jeffrey Fischer që thotë se e ka Kosovën si shtëpinë e dytë, u kthye një herë të dytë.
Tashmë në vendin e pavarur, si atashe ushtarakn – këtë detyrë e kreu në vitet 2016-2018 gjatë së cilës kohë Kosova po bënte përpjekjet më të mëdha që FSK-në ta shndërrojë në ushtri.
“Pa përjashtim, secili gjeneral amerikan që ka ardhur për ta vëzhguar FSK-në dhe është takuar me udhëheqësit e saj, ishin tejet të mahnitur. Ata mendonin dhe vazhdojnë të mendojnë se FSK është një forcë e jashtëzakonshme dhe ata në SHBA donin vetëm që Kosova të shkonte me hapa të ngadaltë në transformim dhe kjo për shkak të raporteve me Serbinë.”
Ka treguar edhe pse ndonjëherë aleatët më të mëdhenj kishin hezitimet e tyre.
“Ka pasur shumë njerëz që gabimisht kanë qenë të bindur se FSK është UÇK-ja me një uniformë tjetër, dhe kjo s’mund të ishte ashtu. Gjenerali Rama dhe udhëheqësit tjerë bënë çmos që të mbillnin doktrinën perëndimore, principet, trajnimet, taktikat që parashihen me standardet e NATO-s.”
Piloti amerikan i 7 misioneve më të mëdha të NATO-së thotë se Aleanca Veriatlantike nuk do të jetë përgjithnjë në Kosovë, sikur që është herët të flitet për një bazë të përhershme ushtarake. Por është i sigurt se NATO mbetet e përkushtuar për Kosovën dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova në të ardhmen e afërt!
Ish atasheu amerikan i mbrojtjes i pyetur për marrëveshjen që Kosova ka me NATO për mos dërgimin e FSK-së në Veri të vendit ka vlerësuar se nuk është telash i madh nëse siguria në pjesën veriore mbikëqyret nga KFOR.
“Ata ushtarë duhet të bëjnë diçka, jo të ulen në kamp e të luajnë letra a diçka e tillë. Do të ishte më e mençur diplomatikisht që Kosova t’i përdorte ato forca”, u shpreh ai në KlanKosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lëndohen tre persona nga aksidenti në Prishtinë, mes një veture dhe dy motoçikletave
Mos-përfshirja në agjendën e Komitetit të Ministrave, Kusari-Lila: Kosova ka përjetuar padrejtësi të natyrave të ndryshme nga BE
Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit