LAJMI I FUNDIT:

Super derbi i xhiros së 16-të luhet mes Prishtinës dhe Pejës

Super derbi i xhiros së 16-të luhet mes Prishtinës dhe Pejës

Xhiroja e 16-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje shumë interesante.

Sfida më interesante shihet mes rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Prishtinasit kanë tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse pejanët dhjetë fitore e pesë humbje, andaj pritet një përballje shumë rivalizuese në kryeqytet, siç ka ndodhur edhe në takimet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave. Në përballjet e këtij edicioni, të dy skuadrat shënuan nga një fitore si mysafire ndaj njëra-tjetrës.


Takim shumë interesant pritet edhe mes Trepçës dhe Prizrenit 16, dy skuadra që kanë ambicie të mëdha. Mitrovicasit kanë dhjetë fitore dhe pesë humbje, ndërsa prizrenasit nëntë fitore dhe pesë humbje. Në dy takimet e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave, fitore kanë shënuar mitrovicasit.

Rahoveci të shtunën do të ndeshet me Dritën. Vreshtarët kanë tri fitore dhe 11 humbje, madje, dy fitore i kanë ndaj gjilanasve, që janë skuadra e vetme në elitë pa fitore, me 15 humbje.

Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli sfidohet nga Bashkimi. Therandasit kanë 11 fitore dhe katër humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje. Kampionët shihen favoritë në këtë përballje, kurse mysafirët nuk udhëtojnë me flamur të bardhë dhe do të mundohen të rikthehen me rezultat pozitiv nga Theranda. /Telegrafi/

Java 16

E shtunë

17:00 Rahoveci – Drita
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Trepça – Prizreni 16

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori