LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Dybala mund të zgjedh Tottenhamin ose Barcelonën para Interit

Zbulohet arsyeja pse Dybala mund të zgjedh Tottenhamin ose Barcelonën para Interit

Tottenham Hotspur dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuara për të nënshkruar me Paulo Dybala si lojtar i lirë në verë dhe argjentinasi mund të mos tradhtojë bardhezinjtë duke iu bashkuar një tjetër klubi të Serie A si Interi.

Kontrata e Dybala skadon në qershor, por ai kishte arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026.

Megjithatë, thuhet se Juventus do të ndryshojë kushtet e marrëveshjes, duke rifilluar bisedimet me argjentinasin në shkurt.


Raportohet se Interi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Sipas gazetës Tuttosport, drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta është një admirues i Dybalas dhe po mendon të nënshkruajë me argjentinasin si një transferim i lirë në fund të sezonit.

Dybala nuk dëshiron t’i tradhtojë bardhezinjtë dhe, në rast largimi, do të preferonte një klub të huaj sesa një transferim në një tjetër skuadër italiane.

Sipas raportit, Tottenham dhe Barcelona po monitorojnë gjithashtu argjentinasin me trajnerin e Spurs, Antonio Conte, i cili do ta priste krahëhapur në veri të Londrës. /Telegrafi/