LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri që ndodhi dje në Fushë Kosovë

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri që ndodhi dje në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë.

Sipas raportimit të PK-së, i dyshuari pasi ka gjuajtur me armë zjarri, e ka lënë armën në vendin e ngjarjes dhe ka ikur.

Në lidhje me rastin gjashtë persona janë shoqëruar në polici të cilët ishin përfshirë në rrahje, teksa një prej tyre është arrestuar, e të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.


Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

“F. Kosovë, 12.01.2022-14:15.  Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë  të cilët ishin përfshirë në rrahje,  ku një person është plagosur dhe  i cili ka pranuar tretman mjekësor . I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armen ne vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar nga njësitet policore. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/