LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë me të meta mendore

Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë me të meta mendore

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01 dhe 02 Maj të vitit 2024, saktësisht në motelin “XXL”, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Lexo po ashtu Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 03 Maj 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Ndryshe, policia konfirmoi rastin duke thënë se nëna e viktimës ka lajmëruar rastin në polici.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/