LAJMI I FUNDIT:

Zajkova-Dimitrieska: Korrupsioni është “kancer” i Maqedonisë

Zajkova-Dimitrieska: Korrupsioni është “kancer” i Maqedonisë

Korrupsioni, drejtësia selektive, mos sundimi i së drejtës, janë kancer i një shoqërie që dëshiron të jetë demokratike dhe është në hap me vendet perëndimore europiane. Por si deri të arrihet deri korrupsioni zero dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Njëra nga mënyrat është vetingu për gjykatësit, por edhe për politikanët.

“Unë shpesh them, le të fillojë vetingu edhe nga unë, përkatësisht nga vitet e 90-ta që të mundet shteti më në fund të pastrohet nga të gjithë ata që kanë përvetësuar kapital dhe më pas atë kapital e kanë keqpërdorur për të ndikuar në sfera të caktuara. Gjyqësori është shumë temë e hidhur, ne patjetër të ndjekim edhe rekomandimet e Misionit vlerësues, për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për zgjedhjen dhe përgjegjësinë e gjykatësve”, tha Monika Zajkova, koalicioni “Për ardhmëri europiane”.


Por sipas Dimitrieska-Koçoskas, në Maqedoni tashmë ekziston mekanizëm me të cilin mundet të kontrollohet origjina e pronës së zyrtarëve, por edhe gjykatësve.

“Derisa presim që të riformohet gjyqësori, ose të përmirësohet, ne kemi në dispozicion një mekanizëm tjetër sipas një ligji tjetër. Ky është ligji që është nën kompetencat e DAP-it dhe thotë se DAP ka të drejtë që t’i kontrollojë qytetarët e Maqedonisë, ta kontrollojë origjinën e pronës. Në një situatë të tillë, ia parashtroj vetes pyetjen se pse deri më tani DAP nuk e ka kontrolluar origjinën e pronës së funksionarëve, gjykatësve, prokurorëve publikë, pronarëve të kompanive që punojnë me tenderë të mëdhenj në shtet, dhe të shohim nëse përputhen këtu numrat”, pohoi Gordana Dimitrieska Koçoska, koalicion “Maqedonia jote”.

Po kush është fajtori për gjendjen e këtillë, LSDM dhe BDI të cilët janë në pushtet 7 vitet e fundit ose OBRM-PDUKM dhe BDI të cilët paraprakisht ishin në pushtet për 11 vjet?

“Pushteti duhet të përgjigjet se si kriminelët më të mëdhenj tani janë të amnistuar, të pastër, vetëm Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska janë ata që kanë probleme dhe ata janë ata që nuk bëjnë, ndërsa të tjerët që kanë hotele në qendrën e Shkupit, nuk janë fajtorë për asgjë”, theksoi Gordana Dimitrieska Koçoska, koalicion “Maqedonia jote”.

“Ne kemi trashëguar një sistem të gjyqësorit që e diktuan Mihajllo dhe Filimena Manevska dhe mendoj se e dini shumë mirë se si mbaruan ato ndodhitë në sferën e gjyqësorit”, tha Monika Zajkova, koalicioni “Për ardhmëri europiane”.

Monika Zajkova nga koalicioni “Për ardhmëri europiane” dhe Gordana Dimitrieska Koçoska nga koalicioni “Maqedonia jote” janë kandidate për deputete në NJZ1 në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj./TV21/