ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Pas arritjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara të Turqisë, edhe presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë – SHBA, Donald Trump ka arritur për Samit.

Ai sapo është takuar para aeroplanit presidencial Air Force One me nikoqirin, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan i cili ka dalë për t’i uruar mirëseardhje, transmeton Telegrafi.


Që nga marrja e mandatit të dytë, Trump vazhdimisht ka lavdëruar liderin turk dhe e ka cilësuar si mik të mirë të SHBA-së si dhe një anëtarë i rëndësishëm i NATO-s.

Ndryshe në Samtin e Ankarasë po pritet më së shumti për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje të vendeve anëtare të Aleancës më të fuqishme.

Trump vazhdimisht ka kritikuar vendet anëtare për mos shpenzim të madh në industrinë mbrojtëse duke mos e rritur pragun e kërkuar nga ai nga 3 në 5 për qind. /Telegrafi/