LAJMI I FUNDIT:

Xavi respekton Real Madridin, shprehet i lumtur që Pedri dhe Torres janë gati për El Clasico

Xavi respekton Real Madridin, shprehet i lumtur që Pedri dhe Torres janë gati për El Clasico

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mendon se Real Madridi është skuadra më në formë në Spanjë përpara takimit të tyre gjysmë-final të Superkupës së Spanjës që zhvillohet të mërkurën.

Katalanasit kanë luftuar këtë sezon për të gjetur formën, ndërsa Los Blancos po fluturojnë në La Liga.


Xavi ka thënë se i pret një sfidë të vështirë në Riad, duke dhënë vlerësime të larta për kundërshtarin.

“Unë shoh një [skuadër] të Barcelonës në ndërtim dhe një [skuadër] e Real Madridit në një formë shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë”.

“Ne jemi përballur me ta në të gjitha situatat. Nuk do të jetë e lehtë të imponojmë lojën tonë sepse ata janë skuadra më në formë në Spanjë”, deklaroi ai.

Xavi ka parë një përmirësim që kur mori drejtimin e Barcelonës dhe këtë e ka thënë.

“Unë shoh gjëra të mira në ekip. Duhet të jemi autokritikë, po, por unë shoh gjëra të mira”.

“Në aspekte të tjera jemi mirë. Duhet të vazhdojmë ndërtimin e këtij projekti. Nesër është një test i mirë për të ditur se ku jemi”.

“Lojtarët si Pedri, Ferran [Torres] dhe [Ronald] Araujo janë të rëndësishëm për ekipin dhe unë jam i lumtur që ata janë kthyer”, konfirmoi Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori