LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Po marr kërcënime prej njerëzve që ua kam prish rehatinë, ata kanë rrjet në mbarë botën

Abazoviq: Po marr kërcënime prej njerëzve që ua kam prish rehatinë, ata kanë rrjet në mbarë botën

Në një intervistë për të përditshmen nova.rs, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se vazhdon të kërcënohet nga persona të cilët, siç thotë ai, janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.

Pas arrestimit të njërit prej anëtarëve më të shquar të klanit të Kavaçit, Slobodan Kasçelan, kreut të URA-s dhe zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, me arsyetimin se i rrezikohej siguria dhe se rrezikohej me likuidim, siguria iu forcua.


Nga ana tjetër, Abazoviq nuk ka dashur asnjëherë të komentojë shumë këto kërcënime, duke thënë se nuk dëshiron të luajë rolin e viktimës, transmeton Telegrafi.

“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjedhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit”, nënvizoi politikani shqiptar.

“Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”, tha ai.

Abazoviq ka pohuar muaj më parë se nuk do të ndalet së luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtetin malazez.

Ndryshe, Mali i Zi është një ndër shtetet që më së shumti ka hapur kapituj për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori