LAJMI I FUNDIT:

Në mars Komisioni i Venecias pritet të jap rekomandimet për procesin e Vettingut në Kosovë

Në mars Komisioni i Venecias pritet të jap rekomandimet për procesin e Vettingut në Kosovë

Komisioni i Venecias pritet që gjatë muajit mars 2022 të jap opinionin në lidhje me procesin e Vettingut në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e fundit për këtë vit, ku edhe ka përmendur disa nga punët dhe të arriturat e ministrisë që ajo drejton gjatë vitit 2021.


“Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu.

Ndërkaq sa i përket raporteve me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Haxhiu theksoi se raportet mes tyre nuk janë ashtu siç duken.

“Raportet tona me Këshilin Prokurorial nuk janë ashtu si duken. Me tepër besoj që për këtë arsye janë reformat në drejtësi që kanë nisur nga Ministria e Drejtësisë. Mendoj që këto reforma nuk duhet t’i pengoj atyre. Mos-prania e tyre sidomos në çështjen e Vettingut, ata konsiderojnë që nuk duhet të ketë vetting, por për këtë kanë vendosur qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori