LAJMI I FUNDIT:

Sikurse me shitjen e Zidane në vitin 2001 – Juventusi planifikon të shes De Ligin për të afruar tre yje në skuadër

Sikurse me shitjen e Zidane në vitin 2001 – Juventusi planifikon të shes De Ligin për të afruar tre yje në skuadër

Juventus mund të sakrifikojë Matthijs de Ligt me klube si PSG, Bayern Munich dhe Chelsea që janë të interesuar për mbrojtësin holandez, ndërsa planifikohet që të sjellin emra si Dusan Vlahovic, Paul Pogba dhe Alessio Romagnoli.

Agjenti i De Ligt është Mino Raiola, i cili gjithashtu përfaqëson Pogba dhe Romagnoli, lojtarë të cilëve u mbarojnë kontratat me Manchester United dhe Milan.


Sipas La Repubblica, ekziston një plan i madh në selinë e Bianconerëve për të sakrifikuar De Ligt në mënyrë që të rindërtohet pjesa tjetër e skuadrës.

Do të ishte e ngjashme sikurse që ndodhi me shitjen e Zinedine Zidane te Real Madrid në vitin 2001, i cili financoi ardhjen e Gigi Buffon, Lilian Thuram dhe Pavel Nedved.

De Ligt u ble nga Ajax për 85.5 milionë euro në vitin 2019 dhe Raiola u tha mediave holandeze në fillim të këtij muaji se është koha për ‘një hap të ri’ në karrierën e holandezit dhe atë larg Juventusit.

Zonja e Vjetër shpreson ta përdorë këtë situatë për të transformuar skuadrën e tyre, duke e shitur De Ligt te Chelsea, Bayern Munich ose Paris Saint-Germain për 60 deri në 85 milionë euro.

Kjo do të financonte ardhjen e sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic gjatë verës për të paktën 60 milionë euro, duke e ditur mirë se sulmuesi tashmë ka zgjedhur Juventusin si destinacionin e tij të preferuar përpara Tottenham dhe Manchester City.

Raiola nga ana tjetër do të lehtësonte ardhjen e Pogba nga Manchester United dhe Romagnoli nga Milani, të dy me kontrata që do të skadojnë në qershor 2022.

Do të ishte një rikthim në Torino për Pogba, i cili kishte arritur në vitin 2012 në herën e parë se të shitej te Manchester United për 105 milionë euro në vitin 2016.

Shqetësimi do të ishte paga e tij prej 12 deri 14 milionë euro në sezon, por nëse Dekreti i Rritjes i Qeverisë Italiane ende qëndron, atëherë Juve mund të marrë një ulje prej 50 për qind të taksave për këto paga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori