LAJMI I FUNDIT:

Pasi u filmua duke i bërë “twerk” eprorit në një kafiteri, policja amerikane i kërkon falje gruas së togerit

Pasi u filmua duke i bërë “twerk” eprorit në një kafiteri, policja amerikane i kërkon falje gruas së togerit

Një police nga New Yorkut u bë kryelajm i mediave amerikane, pasi u filmua duke i dhuruar vallëzim të nxehtë togerit të martuar që i bënte “twerk” gjatë një ahengu të organizuar, i ka kërkuar publikisht falje gruas së eprorit duke mos mundur t’i ndalë lotët që i rridhnin.

Vera Mekuli, 26-vjeçe, i kërkoi falje Melissa McGarry pasi bashkëshortit të saj Nick McGarry, i dhuroi vallëzim të nxehtë në barin Rory Dolan në New York gjatë 15 dhjetorit.


Mekuli gjithashtu pranoi se ka punuar nga shtëpia që kur është bërë kryelajm i mediave amerikane – dhe me një dozë nervozizmi tha se “u ndje e paragjykuar” pas këtij incidenti.

“Dua t’i kërkoj falje gruas së togerit. Më vjen shumë keq. Shpresoj që mos të kem shkaktuar dëme në martesën dhe jetën e juaj private”, tha ajo në një video. /Telegrafi/