LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje me Dembelen, kontrata do të rinovohet javën e ardhshme

Barcelona arrin marrëveshje me Dembelen, kontrata do të rinovohet javën e ardhshme

Barcelona dhe Ousmane Dembele thuhet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së sulmuesit, e cila skadon në fund të sezonit.

Dembele është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën, duke bërë që shumë klube të mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij.

Por, tani si duket ka ndryshuar situata dhe Dembele do të vazhdojë të mbetet një lojtar i Blaugranëve edhe për shumë vite.


Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën në javën e ardhshme.

Lojtari francez do të zgjasë kontratën e tij për pesë sezone dhe ka pranuar të ulë pagën e tij aktuale për të qëndruar në Camp Nou.

Pranimi i uljes së pagës nga Dembele thuhet se do t’i sigurojë vazhdimësi lojtarit në ndeshje si titullar, por gjithashtu e ndihmon klubin për të qenë në gjendje të inkorporoj lojtarë të tjerë në skuadrën tuaj.

Vullneti i lojtarit ka qenë vendimtar në arritjen e kësaj marrëveshjeje pasi agjentët e tij ishin më shumë në favor të një aventure të re jashtë vendit, ku sigurisht që do të përfitonin komisione shkaku i transferimit të lirë.

Megjithatë, Dembele ka preferuar të qëndrojë duke mbajtur parasysh se i pëlqen klubi dhe projekti që Xavi ka propozuar për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori