LAJMI I FUNDIT:

Pjanic hedh poshtë mundësinë e kthimit në Serie A në janar

Pjanic hedh poshtë mundësinë e kthimit në Serie A në janar
(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Miralem Pjanic është shprehur i lumtur te Besiktasi dhe e ka për qëllim të qëndrojë atje deri në fund të sezonit, përkundër spekulimeve që e lidhin me një kalim te Genoa.

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2020 në formë shkëmbimi me Arthur Melo, mirëpo nuk u tregua i rëndësishëm në Camp Nou.


Për këtë arsye, në shtator të këtij viti u dërgua në huazim te klubi turk. Këto ditë, Primo Canale ka raportuar se klubi me trajner Andriy Shevchenkon është duke përgatitur ofertë për huazimin e boshnjakut në afatin kalimtar të janarit.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

“Jam i lumtur te Besiktasi dhe dua të qëndroj deri në fund të sezonit. Nuk kam luajtur sa duhet vetëm se kam qenë i lënduar”, ka deklaruar mesfushori.

Emërimi i Xavit te Barcelona - mund të bëjë që Pjanic të kthehet, por jo në janar
Lexo po ashtu Emërimi i Xavit te Barcelona - mund të bëjë që Pjanic të kthehet, por jo në janar

Pjanic e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në Itali, te Roma (2011-2016) dhe te Juventusi (2016-2020). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori